Gaz Paja largohet nga Portokallia? Zbulohet e vërteta

Aktori i njohur i humorit, si dhe i teatrit, Gaz Paja ka dhënë një deklaratë të fortë sot por duke sqaruar një herë e mirë aludimet që mund të ngrihen.Ai nuk do të largohet nga Portokallia edhe pse tani e tutje do i përkushtohet më shumë skenës së teatrit sepse sic tha, ajo e mbush shpirtërisht.”Në Portokalli do rri deri sa të më dojë Portokallia”, tha ai i ftuar sot në “Ftesë në 5″.

Teksa tha se edhe vetë aktorët janë të ndarë, të aftë për humor ose të aftë për në teatër.”Edhe në Portokalli kemi aktorë të mirë plot që nuk luajnë dot në teatër”, tha ai, teksa përmendi Timo Fllokon dhe tha që ka shkëlqyer në film, por jo në tetar.