Gazetari del ur.gjent para Spitalit dhe lëshon al.armin e Mjekëve: Nuk…



Gazetari Erjon Skëndo ka deklaruar se duke nisur nga 15 shtatori në vendin tonë shifrat e shtimeve në të dy spitalet COVID, janë ulur.



Skëndaj theksoi se përgjatë 15 gushtit e në vijim, kanë rezultuar pozitivë 5661 raste, ndërsa shumë qytetarë po preferojnë që të kurohen në shtëpitë e tyre.



Sipas tij, vetëm 1/10-ta e pacientëve me COVID-19 shkojnë nëpër spitale.

Më herët numri i personave që kërkonin hospitalizim shkonte deri në 20%. Gazetari tregon se kjo situatë ngre edhe shqetësimin e mjekëve, të cilët shprehen se rastet e rënda duhet të trajtohen në spitale. Po ashtu, infeksionistët ngrenë në fokus edhe një tjetër shqetësim kohët e fundit, ku shihet se mjekët e familjeve japin pa kritere antibiotikë, për të luftuar koronavirusin. Por sipas mjekëve, antibiotiku kurrsesi nuk mund të kurojë koronavirusin. Kujtojmë se dje u regjistruan 134 raste pozitive me COVID-19 dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.