Gazetari dhe botuesi i njohur humb betejën me kancerin. Vuante prej më shumë se një viti…

Ai cilësohej si një nga gazetarët më të njohur. Pasi kishte punuar në shumë media, në vitin 2005 krijoi gazetën “Proto Thema”. Gazetari grek, Themos Anastasiadis ka humbur betejën me kancerin nga e cila vuajti prej një viti e gjysmë.

Ai është shuar mbrëmjen e kaluar në moshën 61-vjecare, në ambjentet e spitalit ku edhe trajtohej për sëmundjen e tij të rëndë. Gazeta e tij me anë të një njoftimi të publikuar, shpreh pikëllimin për ndarjen nga jeta të njeriut që e cilëson si tepër frymëzues.

“Themos la një shenjë të pashlyeshme në gazetarinë greke me qetësinë, humorin, punën kerkuese, miqesine dhe solidaritetin e tij duke lënë prapa disa nga momentet më të bukura në media”- shkruan gazeta, duke nenvizuar “Me largmin e tij, gazeta dhe gjithe stafi do te humbase shume, por edhe më shumë nga familja e tij e dashur.
Lamtumirë Themos. Kujtimi yt nuk do te vdese,” – shkruan ajo.