Gazetari grek i bën pyetjen me sp.ec, Ilir Meta jep përgjigjen bef.asuese

Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta, në një intervistë për gazetën greke Kathimerini, teksa ka folur për situaten politike në vend si dhe veprimet e parlamentit për shkarkimin e tij, i pyetur se nëse do pranojë një vendim të parlamentit për shkarkimin e tij ai tha:

“Kam bërë një betim su.b.lim si President i Republikës për të respektuar dhe mbrojtur Kushtetutën e vendit tim dhe unë do t’i mbetem besnik atij premtimi deri në ditën e fundit në këtë zyrë.

Çdo çështje që lidhet me aktet ose vendimet kushtetuese mund të gj.ykohet vetëm dhe veçanërisht nga Gj.ykata Kushtetuese, duke përfshirë këtu edhe dekretin e Presidentit të Republikës për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit 2019, ose përpjekjet politike të shumicës qeverisëse për të shkarkuar Presidentin e Republikës”

Më tej Meta i pyetur nëse vendi duhet të marrë datë hapjeje të negociatave të anëtarësimit në vjeshtë, nisur edhe nga klima politike, u shpreh se: “Tetori nuk është larg, por ne jemi ende në kohë për ta transformuar këtë krizë të thellë në një mundësi reale europiane për hir të popullit shqiptar. Kryeneçësia për të qëndruar indiferentë ndaj rrethanave të përkeqësuara aktuale apo edhe më keq, për të ecur verbërisht drejt një regjimi njëpartiak do të ketë pasoja shkatërruese për vendin dhe të ardhmen e tij europiane”.