Gazetari i njohur, Rakipi: Rama po kërkon të më mbylli emisionin (video)

Vetëm pak orë pasi zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit, Matheë Palmer u bëri thirrje gazetarëve që të jenë më agresivë, një gazetar i njohur ka deklaruar se Edi Rama po kërkon t’i mbyllë emisionin.

Gazetari Ylli Rakipi ka kundërpaditur kryeministrin Edi Rama në Gjykatë. Në një dalje për mediat nga Gjykata e Tiranës gazetari u shpreh se ndaj tij ka tentativa nga pushtetit për t’i mbyllur emisionin. Rakipi tha se ai do të kërkoj që seancat me Ramën të bëhen me dyer të hapura.

‘’Ky është një gjyq politik, Rama ka një përpjekje të vazhdueshmme që unë të mbyll emisionin duke më paditur për shpifje, një emission që ka goditur aferat korruptive. Është një rast shumë i ccuditshëm kur shkon në gjyq një nga njerëzit më gojështhurur që ka qenë në qeverisjen e vendit nga 1912-ta”, u shpreh Rakipi.

‘’Regjimet e reja janë ato regjime që duan të kufizojnë të gjitha liritë. Ky njeri ka kontroll mbi të gjitha pushtetet e vendit, përfshirë dhe atë të mediave. Unë do të kërkoj që seancat të jenë me dyer të hapura, në mënyrë që të kuptojmë se kush na udhëheq”, u shpreh më tej gazetari.

Rakipi theksoi se regjimi i Ramës po iu ngjan gjithnjë e më shumë regjimeve diktatoriale, që synojnë të kufizojnë sa më shumë lirinë e medias.

Per te shikuar videon klikoni KETU