Gazetari zë ngushtë Hengri Çilin: Pse ndryshove qëndrim ndaj Ramës? Ja përgjigja e tij

Gazetari Bledian Koka ka vënë me “shpatulla pas murit” gazetarin Henri Çili i cili doli ne mbrojtje te Rames para disa muajsh.

Te ftuar në studion e emisionit “360 Gradë”, Koka e pyet Çilin pse këto 6 muajt e fundit ka ndryshuar qëndrim për Ramën.

Pjesë nga debati:

Çili: Titujt e mi janë liberalizues, janë për tregun, për ligjshmërinë, për formalizimin.

Koka: I ka liberalizuar?

Çili: Për ligjshmërinë, liberalizimin janë.

Koka: Kur ti flisje për liberalizimin dhe oligarkinë ai … Prandaj pyes se çfarë ndodhi që të ke ndryshuar qëndrim kto 6 muajt e fundit për zotin Rama.

Çili: Oligarkia nuk ishte shfaqur. Kur kishte një vit që kishte fituar puushtetin vetëm, ai aty bëri mbrapa ktheu. Unë jam për një teatër të ri dhe nuk kam ndryshuar asnjë ide. Ka shumë gjëra të tjera që nuk bie dakord. Koncesionet janë një mjet shumë i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë, por jo kur bëhen korruptive.