Gazetarit 76 vjeçar gati sa nuk i pushoi zemra kur e ftuara e tij hoqi rrobat dhe…(video)

Ne në Shqipëri nuk na ka ndodhur deri më sot një situatë e tillë, por për John Humphrys, gazetari 76 vjecar i BBC Radio 4, ka qenë ndoshta momentin më i sikletshëm i karrierës së tij teksa në studion e tij profesoresha e ekonomisë së Universitetit të Kembrixh, Victoria Bateman, u zhvesh papritur nudo.

Në trup ajo kishte shkruar “largimi nga BE e lë Britaninë lakuriq”, duke u pozicionuar kështu kundër daljes së vendit nga Bashkimi Europian.

“E para, Brexit e lë ekonomike britanike të ekspozuar. E dyta është se Brexit ka nxitur disa ndjenja kundër emigrantëve, dhe e treta, Brexit ekspozon dështimet e qeverisë së kaluar”, tha Victoria Bateman.

Gjatë intervistës 5-minutëshe, gazetari Humphrys akuzoi akademiken se ka minuar argumentimin e saj duke mos veshur rroba dhe ka fyer ndjeshmërinë e pjesës më të madhe të popullsisë britanike./Përktheu: ShkodraNews