Gazetarja e njohur aksidentohet në autostradën Tiranë-Durrës

Gazetarja Mira Kazhani është përfshirë në një aksident rrugor gjatë ditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës. Nga aksidenti është dëmtuar makina me të cilën po lëvizte gazetarja, ndërsa ka mbetur i plagosur një burrë, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burri i aksidentuar është përplasur në momentin kur po kalonte rrugën për të shkuar tek stacioni i autobusit. Ai ndodhet në spitalin ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thanë se makina me të cilën po udhëtonte gazetarja Kazhani ka pësuar thyerje xhamash dhe një këpucë është parë anash makinës në autostradë. Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Nuk ka ende detaje për gjendjen shëndetësore të gazetares.