Gazetarja e njohur deklaratë të fortë: Hapni shtëpitë publike, ish Blloku nuk është bordello



Gazetarja Dasara Karaiskaj është pro hapjes së shtëpive publike. E intervistuar nga gazetari Ronaldo Sharka për emisionin “Mes Yjesh”, Dasara tha se “bordello është bordello dhe blloku nuk është bordello, atëherë po, ka nevojë që të hapen!”



Ronaldo Sharka: Unë gjithmonë kam menduar, që në këtë vend duhet të hapen urgjentisht shtëpitë publike!



Dasara Karaiskaj: Po, e kam thënë dhe më para këtë gjë. Më ka bërë përshtypje në vitin 2005, isha në Gjermani tek një miku im me të fejuarën e vetë, kishin shtëpinë në një ndërtesë ku banonin familjarë por kishte edhe shtëpi publike! Njerëzit atje i kanë të qarta gjërat, në qoftë se edhe ne do t’i kemi të qarta gjërat këtu, bordello është bordello dhe blloku nuk është bordello, atëherë po, ka nevojë që të hapen!

Ronaldo Sharka: Mendon që blloku ngatërrohet shpeshherë me bordellon?

Dasara Karaiskaj: Tashi… Unë këtë nuk e thash…. E the ti!