Gazetarja e njohur kundër kryeministrit: Nuk duhet të kishte mandat të dytë, e ka humbur sensin e realitetit

Moderatorja e emisionit Tempora, Sonila Meço shprehu opinionin e saj për liderët e tre partive më të mëdha politike në Shqipëri.

E ftuar në emisionin Late Night Shoë në RTV Ora, gazetarja tha se Kryeministri Rama po humbet sensin e realitetit, siç e kanë humbur të gjithë kryeministrat në mandatin e dytë.

“Rama është kryeministri i Shqipërisë prej pothuajse 6 vitesh, i cili po humbet sensin e realitetit siç ka ndodhur edhe me kryeministrat e këtij vendi kur marrin mandat të dytë. Ndërsa Basha duhet të provohet në postin e Kryeministrit nëse e ka humbur sensin apo jo. Monika Kryemadhi është e vetmja grua në krye të një force politike. Gratë për gratë do flasin mirë në këtë vend maskilist.”, është shprehur Meço.

E pyetur se përse e ka inat qeverinë Rama, ajo tha se ky është roli i një gazetari, të jetë “qen rojë”, në mbrojtje të interesave të popullit.

“Cili është roli i gazetarit? Të jetë një qen roje, ëatchdog, i qeverisë. Të jesh një rojtar i duhur në favor të interesit publik por sigurisht i atyre që ushtrojnë pushtetin sepse ata marrin vendime për ne dhe natyrisht në çdo lloj pushteti tjetër, atij lokal, pushtetit të opozitës. Kam punuar edhe në televizione që janë gjithmonë me pushtetin. Kam punuar, jam munduar që në një fare mase të ruaj integritetin tim por kur punon në një TV privat beteja për të ruajtur integritetin dhe fjalën tënde të lirë është më e vështirë sesa do të ishte në një pozicion tjetër.”, u shpreh ndër të tjera Sonila Meço.