Gazetarja shkodrane jep lajmin e trishtë: Tre shqiptarë kanë humbur jetën në New York nga ko.ronavirusi, mes tyre dhe një 29-vjeçar

Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kryesisht ata që nuk kanë as dokumente dhe janë gjendur për arsye të ndryshme janë më në rre.zik jete. Por, tre shqiptarë janë tashmë të konfirmuar që kanë humbur jetën në SHBA nga koronavirusi.

Mes tyre edhe një i ri 29 vjeçar. Në një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, gazetarja shqiptare Kozeta Turishta ndau të dhënat më të fundit sa i përket shtetit të Nju Jorkut duke theksuar se situata atje është dr.amatike.

“Tre shqiptarë janë vi.ktima në Neë York, një djalë i ri 29 vjeç ka vd.ekur 2 dite më parë. Ishte martuar pak muaj dhe ka ndërruar jetë. Një shqiptar pak para se të lidhesha me ju më njoftuan që në Nju Xhersi ka humbur jetën dhe familjarët nuk e përcjellin dot në banesën e fundit.

Mikesha ime më e mirë është e infektuar nga koronavirus dhe ka shume shqiptare të tjerë të prekur, që kanë simptoma dhe nuk janë simptoma si të gripit te thjeshte janë më komplekse”, – përfundoi Kozeta.

Gazetarja shqiptare e cila prej disa vitesh është shkëputur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se Nju Jork është gjunjëzuar tashmë nga Covid-19 , duke i cilësuar shifrat e fundit si bilanc lufte.

“Unë jam në Nju Jork, jam në karantinë dhe situata është tepër kritike. Nju Jork është epiqendra e Covid 19. Bilanci është bilanc lufte. 67 mijë të infektuar 900 të vdekur nga virusi dhe ndërsa në Amerikë janë më shumë se 3 mijë të vd.ekur. Brenda 24 orëve vd.esin më shumë se 100 persona. Situata nuk është fare e mirë. Nëse del në rrugët e Nju Jorkut  është e frikshme. Spitalet janë të tejmbushura. Presidenti Trump solli anijen spitalore të katërt, e cila duket sikur të jep një shpresë.  Ky virus është një armik i padushkëm”, u shpreh Turishta