Gazmend Bardhi nuk i ndahet Ramës, serish për makinën e blinduar: Ç’të detyroi të merrje “Lincoln”-in?

Nuk ndalet Sekretari i Përgjithshëm në Partisë Demokratike Gazmend Bardhi. Serish sot Bardhi ka hedhur dyshime  në drejtim të Kryeministrit Rama dhe vëllait të tij Olsi për automjetin e blinduar të llojit “LLincoln”, që përdorin.

“Mbarë opinioni publik ka mësuar që vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama, posedon një makinë luksoze, “Lincoln” të bl.induar, e cila përdoret herë pas here edhe nga Kryeministri. Edi Rama nuk mund të fshihet. Ai duhet të përgjigjet: – Pse nuk ndalohet për verifikim nga OFL dhe pse nuk e bllokohet makina e blinduar e Olsi Ramës? – Pse vëllai i Kryeministrit është mbi ligjin dhe për të nuk vepron Urdhri nr. 1834/1, datë 06.11.2019 i Policisë së Shtetit? – Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?”– shkruan Bardhi në statusin e tij, teksa krahas tij ka publikuar videon ku kryeministri shprehet se çdo njeri duhet të zbardhë burimin e pasurisë dhe të vërtetojë që nuk i buron nga k.ri.mi.