Gënjeu paturpësisht dy muaj më parë, propagandës së Voltanës i del boja

2 muaj më parë gënjeu publikisht. Në fakt nuk e ka për herë të parë, pasi në 4 vitet e mandatit të saj, Voltana Ademi e ktheu në modë. Me 16 Mars 2019 në rrjetin social facebook, ajo nxitoi të lajmëronte apo thënë më mirë  “gënjente” shkodranët se kishte përfunduar rehabilitimi i këndit të lojrave dhe shatërvanit.

Ademi shkruante: 

“Pas këndit të ri të lojrave për fëmijë, parkut në qendër të qytetit i kthehet plotësisht i rehabilituar edhe shatërvani që i jep edhe emrin. Ndërhyrja e Bashkisë Shkodër ishte e domosdoshme për shkak të amortizimit si pasojë e viteve por edhe e dëmtimit. E gëzofshim dhe tani duhet ta mirëmbajmë e ruajmë të gjithë bashkë! ✅ #ShkodraJoneeBukur”.

Por Shkodra e bukur e propagandës së Voltanës nuk vonon ti nxjerr bojën kryebashkiakes e cila të mashtrojë nuk e ka për asgjë. 2 muaj afro pas këtij statusi gjendja në shatërvan është kjo e fiksuar në pamje.

Askund gati dhe jashtë funksioni, por vetëm i “savatuar” me nxitim sa për të mbyllur e zëvendësuar pllakat e thyera. Paturpësisht bashkia Shkodër dhe titullarja jo vetëm gënjejnë por edhe abuzojnë me paratë e qytetarëve që janë taksapagues te gjithë kësaj.

Se cili do të jetë justifikimi i radhës apo tentativa për ti ikur të vërtetës mbetet ta shohim ne ditët e ardhshme./shkodra.news/