Gent Cakaj ‘i varur’ nga gabimet , gafa e radhës sjell shpë.rthimin e ish-deputetit socialist: O l.oq*, nuk je…

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani ka reaguar ndaj deklaratës së Gent Cakajt, lidhur me bojkotimin e ceremonisë së përurimit të Peter Handkes si njëri nga fituesit e çmimit Nobel në Letërsi për këtë vit.

Në një postim në FB, Cakaj shprehej se për shkak të qëndrimit të shkrimtarit në mbështetje të Slobodan Millosheviçit, “kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken”.

Në një reagim, ish-deputeti i PS-së Harasani i drejtohet të ngarkuarit me punë në krye të ministrisë së Jashtme: “O loq*, nuk je gjeneral që urdhëron, ti ke këshilluar”.