Gent Ibrahimi me vilë 237 500 euro, makinë 30 mijë euro, dhuratë 35 mijë euro

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë lë pas një pjesë të prokurorëve për pasuri, çudit me dhuratën 35 mijë euro

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, të cilin opozita e quan edhe ‘Kunat KLP’, lë pas një pjesë të prokurorëve dhe gjyqtarëve për pasuri. Kreu i KLP, i cili ka marrë pjesë në hartimin e reformës në drejtësi dhe më pas u emërua në krye të qeverisjes së prokurorisë, është pronar me 50 % i një vile me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro. Ai thotë se këtë vilë e ka bërë me paratë që ka fituar nga puna dhe nga prindërit. Ibrahimi deklaron edhe një apartament me sipërfaqe 128 m2, me vlerë 62 700 euro. Ai deklaron edhe një depozitë bankare me vlerë 125 mijë euro, depozitë 7 823 euro dhe llogari rrjedhëse 8 814 euro. Kreu i KLP ka edhe një benz me vlerë 30 mijë euro. Ibrahimi deklaron edhe 35 mijë euro nga prindërit. Bashkëshortja e tij, është pronare me 33 % i një apartamenti me sipërfaqe 75 m2, me vlerë 7 500 000 lekë. Të dy kanë edhe një makinë ‘Peugeot’ 308, me 18 mijë euro, të cilën ia kanë falur djalit.

Pasuria e kreut të KLP Gent Ibrahimi

Vilë dy kate, me sipërfaqe 238 m2, me vlerë 237 500 euro, nga puna dhe prindërit. (50 %). Apartament 128 m2, 62 700 euro. (50 %). Dhuratë transferuar nga llogaria e prindërve, 35 mijë euro.

Mercedez Benz GLK, 30 mijë euro, me të ardhura nga puna (100 %). Depozitë bankare, 125 mijë euro. Depozitë bankare, 7 823 euro. Llogari rrjedhëse 304 308 lekë. Llogari rrjedhëse 8 814 euro.

Llogari rrjedhëse, 17 USD dhe 2 pound. Llogari rrjedhëse, 748 lekë. Pagë dhe honorare nga Instituti i Studimeve Publike dhe Ligjore, 334 400 lekë, 5 760 USD dhe 7 030 euro.

Të ardhura nga mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës, 215 924 lejë. Bashkëshortja pagë nga ambasada e SHBA, 1 979 887 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë, 3 000 000 lekë. Apartament 75 m2, 7 500 000 lekë (33 %). Automjet tip ‘Peugeot’ 308, 18 mijë euro (50 %). Djali Tedi, dhuratë nga prindërit ‘Peugeot’ 308, 18 mijë euro

Llogari rrjedhëse dhuratë nga prindërit, 250 lekë, 2 euro. /Pamfleti