Genti tha se nuk flet më me të, Julian Deda sqaron “sherrin” mes tyre: Të vijë dhe të ma thotë…

Edhe pse kanë qenë shumë miq, prej disa kohësh të dy kanë pranuar se nuk ruajnë më kontaktet me njëri-tjetrin.

Po flasim për dy aktorët e humorit Gent Zenelin dhe Jul Dedën. Në lidhje me këtë miqësi të shkëputur deri më tani kishte folur vetëm Julian Deda, ndërsa Genti kishte vendosur të heshtë.

Ama së fundmi Genti ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb” ku dhe ka rrëfyer arsyet e sherrit të tij me Julian Dedën dhe largimin jo të mirë nga Vizion Plus.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzit më shumë një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde, e të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga Vizion Plus dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tregoi Genti duke qeshur

Menjëherë pas kësaj deklarate të Gentit, u përgjigj Jul Deda i cili përgënjeshtroi lajmin se ishte thënë ndonjëherë “o me mua, o me ata”.

“Unë se kam dëgjuar intervistën, vetëm më kanë thënë të tjerët. Për sa i përket Albano Bogdos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo që kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di shumë mirë që kjo është një shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokallli. As ai vetë nuk e di pse i ka ngelur hatri, dhe normal që as unë se di.

Ai e di që kur ka ikur nga 2xl, ka vazhduar krejt normal historia. Nuk ka ekzistuar ky urdhri “O me ne , o me ata”. Për atë nuk ka rëndësi a i flet Albani apo Visjani, ai e ka me mua. Erdhi një moment kur Genti nuk foli.

Nga njerëzit që e kam dashur fort, Genti e ka për detyrim që të vijë dhe të ma thotë. Është e vërtetë që me Albanin ka ekzistuar kjo gjë, për t’u ndërfutur në SHBLSH. Dhe ky grup nuk bëhet më. Kjo treshe është e paparë, sado të lodhen, nuk ka shanse të rikthehen SHBLSH”- tha Juli.