Geto dhe Marina drejt ndarjes? Ja foto që shpjegon gjithçka…

Marina Vjollca ka postuar një fotografi me bashkëshortin e saj.

Gjithçka duket se është mirë mes Marinës dhe Getit, pas raportimeve se martesa e çiftit është në krizë dhe se ata shumë shpejtë do të divorcohen.

Tani dyshja vjen me një fotografi ku Marina shihet në prehrin e Getoarit, në një fustan të gjelbër që i zbulon gjithë këmbën dhe jo vetë.

Në foto vërehet se Marina shfaqë paksa edhe të brendshmet, ndërsa dyshja shfaqen si një super-çift, shkruan Gazeta Express.

Marina thjesht ka postuar fotografinë me dy zemra me ngjyra, ose shpjeguar ndonjë gjë, duke shuar kështu fjalët se ata po ndahen.

Gjatë këtyre dy javëve, ne mdia kanë qarkulluar lajmet se martesa e tyre ka probleme.

Kjo për shkak se, sipas shkrimeve, Geti është shumë xheloz dhe ka pasur mos kuptime mes tyre për punën e re që Marina ka marrë, si prezantuese e një emisioni të ri në Televizionin Klan.