Gjatë fundjavës Tirana në karantinë/ Erion Kristo: Sot në orën 18:00 do të dal në protestë për mbylljen e Liqenit Artificial

Aktivisti dhe pedagogu Erion Kristo ka njofuar së fundmi se sot në orën 18:00 do të jetë në hyrje të Liqenit të Tiranës, pasi është kundër mbylljes së tij gjatë fundjavës. Në një postim në Facebook, ai shprehet se do të jetë i vetëm pranë liqenit, me qëllimin që të kundërshtojë këtë vendim.

“Sot në ora 18, do jem te Garda, te Hyrja e Liqenit. Nuk jam dakord që liqeni të mbyllet. Nuk ka asnjë arsye shkencore ose vendimmarrje shtetërore për këtë. Do shkoj atje, me shpresën se autoritetet shtetërore do kenë ndryshuar qëndrim. Do shkoj vetëm, kështu që mos u shqetësoni ju nëpër lokale. Vëllezërit myslimanë reaguan dhe fituan.”, shprehet Erion Kristo.

Ditën e sotme lejohen të ushtrojnë aktivitein e tyre deri në orën 21:00 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Ndërsa të dielën gjithçka do të jetë mbyllur.  Gjatë fundjavës të moshuarit mund të dalin nga shtëpia deri në orën 10:00, ndërsa pas tyre të drejtë për liridalje kanë prindërit me fëmijë.