“Gjej një burrë e qetësohu”, gazetarja nxjerr foton e gruas që i ‘ndoti’ profilin: I uroj zonjës…

Gazetarja Iva Tico ka reaguar ne rrjetet sociale pasi nje grua i tha te gjente burre e te qetesohej.

“Kjo gruaja qe mund te jete mosha e mamit tim, e qe jetoka ne SHBA pasi vjen e vjell vrer ne faqen time, me thote qe te gjej nje burre e te qetesohem.

I uroj zonjes ne fjale qe vajzat dhe mbesat e saj te kene nje jete te bukur e te pavarur me forcat e tyre dhe te mos mendojne qe burri eshte arritja e gjithckaje. Dhe u bej thirrje moshatareve te mi ti kontrollojne mamat kur u lene celulare ne dore: vjen nje moshe e rrjedhin dhe ndotin dynjane”, shkruan Tico.