Gjen një portofol në rrugë, i paguan të gjitha borxhet që kishte, por arsyeja ishte brilante dhe e padëgjuar

Të humbësh portofolin është një humbje e madhe, pasi përveç lekëve, në të mbajmë edhe karta apo sende të tjera tepër të rëndësishme për ne.

Por të gjesh një portofol dhe t’ia kthesh të zotit, është një ndjesi tejet e këndshme… aq më tepër kur dëgjon raste si ky më poshtë.

Një djali i ri i cili kishte gjetur një portofol ndërsa po kthehej për në shtëpi, ajo që bëri fillimisht, ishte t’i paguante pronarit të këtij portofolit përmes kartave të tij, të gjitha borxhet që ai kishte… e kjo oshte pjesë e një plani gjenial.

Tim Cameron shkroi në Twitter historinë sesi portofoli i tij, pas humbjes, përfundoi sërish në duart e tij, një postim ky që mori mbi 18 mijë përgjigje dhe më shumë se 100 mijë pëlqime.
“Unë thjesht humba portofolin tim gjatë rrugës për në shtëpi nga puna. Personi që e kishte gjetur, nuk kishte shumë informacione për mua që të ma kthente, kështu që u lidh me mua përmes llogarisë sime bankare”, shkroi ai.


Duke postuar një fotografi të transaksioneve të tij bankare, ai tregon katër pagesa të 1p që hyjnë në llogarinë e tij, secila lejon një referencë prej 18 karaktere secila.

Referencat shkruajnë: ‘Përshëndetje! Kam gjetur portofolin tuaj në rrugë’, dhe e treta jep numrin e tij dhe kërkon që t’i shkruajë ose ta telefonojë në mënyrë që t’i kthejë telefonin.

Lajmi është shpërndarë më pas me shpejtësi nga mediat britanike duke marrë një vëmendje të madhe shkaktuar të qeshura dhe “respekt” për personin që gjeti portofolin.

Po ju, si do kishit vepruar nëse do të kishit gjetur një portofol në rrugë? (Mos gënjeni :P) /Përshtati ShkodraNews