Gjenden të vdekur të moshuarit në azile, ishin braktisur nga punonjësit nga frika e koronavirusit

Ushtarët spanjollë që ndihmojnë për të luftuar pandeminë e koronavirusit kanë gjetur pacientë të moshuar në azile, në disa raste, të vdekur në shtretërit e tyre, ka thënë ministria e mbrojtjes.

Prokurorët spanjollë thanë se ishte nisur një hetim për këto raste, pasi të moshuarit janë braktisur nga punonjësit e këtyre shtëpive për moshat e treta.

Ushtria është futur për të ndihmuar në dezinfektimin e shtëpive të kujdesit në Spanjë, një nga vendet më të goditura të Evropës.

Ndërkohë, një shesh patinazhi në Madrid do të përdoret si një mort i përkohshëm për viktimat Covid-19, thanë zyrtarët.

Të hënën, Spanja regjistroi numrin më të lartë të vdekjeve ditore – 462 – duke e çuar totali numrin e viktimave në 2,182.

Ministrja Spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles i tha kanalit privat Telecinco se qeveria do të tregohet e rreptë dhe ndëshkuese me të gjithë ata persona që braktisin në këto momente të moshuarit, dhe nuk u japin atyre shërbimin e nevojshëm.

Ministria e mbrojtjes tha që stafi në disa shtëpi të kujdesit ishte larguar pas zbulimit të koronavirusit.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se në rrethana normale trupat e banorëve të ndjerë futen në depo të ftohtë derisa të mblidhen nga shërbimet e varrimit.

Por kur shkaku i vdekjes dyshohet të jetë i lidhur me koronavirus ata lihen në shtretërit e tyre derisa të mund të merren nga një personel funksional i pajisur siç duhet.

Ministrja spanjolle e shëndetësisë Salvador Illa tha në një konferencë shtypi se shtëpitë e pensioneve ishin “një përparësi absolute për qeverinë”.

“Ne do të ushtrojmë monitorimin më intensiv ndaj këtyre këtyre qendrave,” shtoi ajo.

Ndërsa kriza në Madrid u përkeqësua, shtëpia e funeralit komunal të qytetit tha se do të ndalonte mbledhjen e viktimave Covid-19 nga e marta për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse.