Gjendet e pajetë në parking, ja vajza që humbi jetën. Policia zbuloi se ajo kishte pirë…

Një vajzë 15-vjeçare në Britani ka ndërruar jetë pasi mori d r ogë që kushtonte vetëm 2.50 paund ose rreth 400 lekë, ka zbuluar një shef policie.

Leah Heyes u rrëzua dhe vdiq në një parking makinash në North Yorkshire, pasi mori një dozë të vogël e kstazi.

Vdekja e saj ka shkaktuar polemika mbi kontrollin ndaj drogës në Britani.

E ëma e 15-vjeçares u shpreh se ato ishin dy shoqe të ngushta dhe e bija e saj ishte mjaft e dashur dhe me sens të shkëlqyer humori.

“Ajo ishte një vajzë e mençur, e bukur, e cila ishte shumë e dashur. Ajo ishte argëtuese dhe kishte një sens të shkëlqyeshëm humori.

Unë jam absolutisht zemërthyer që kam humbur vajzën time të bukur. Asnjë fjalë nuk mund të përshkruaj dhimbjen që në ndjejmë, asgjë sdo ta mbushë hendekun e madh që ajo ka lënë në jetën tone”