Gjendet i pajetë trupi i ish-agjentit të Shërbimeve Sekrete

Mediat e huaja raportojne se eshte gjetur i pajete një ish-oficer i ushtrisë britanike, i cili ka bashkëthemeluar grupin e shpëtimit Helmetat e Bardha. Ai u gjet në Turqi.

Trupi i James Le Mesurier u pa pranë shtëpisë së tij në Stamboll, raporton BBC.

Shkaku i ngjarjes nuk dihet ende, ndërsa autoritetet turke kanë nisur hetimet.

Sipas disa mediave turke, trupi i tij është gjetur me çarje në këmbë.

Helmetat e Bardha – të njohura edhe si Mbrojtja Civile e Sirisë – kanë rreth 3,000 anëtarë dhe janë formuar në vitin 2014, tri vjet pas sh përthimit të l u ftës civile në Siri.

Javën e kaluar, Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë një postim në Twitter, duke thënë se Le Mesurier ka qenë ish-agjent i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Mbretërisë së Bashkuar, i njohur si MI6.