Gjendet pa j.etë në motel polici, ja detajet e para

Ai kishte zgjedhur të ndiqte rrugën e të atit dhe i kishte hyrë në zemër ai profesion. Por mesa duket dicka nuk shkoi ashtu sic duhej. I ri në moshë, ende i papjekur, kishte zgjedhur rrugën që të con askund.

Bëhet fjalë për një djalë të ri fare. Autoritetet thonë se polici i cili në atë kohë ishte jashtë orarit të punës, që ndoqi gjurmët e babait të tij dhe zgjodhi zbatimin e ligjit si karrierë, humbi jetën nga overdoza dhe u gjet në një motel i pajetë.

Polici Joseph Banks Jr vdiq të premten në një motel në Halethorpe.

25-vjeçari ishte caktuar në njësinë për të miturit, raportoi The Sun.

Një raport i policisë së qarkut në Baltimore thotë se ai kishte përdorur drogë me të dashurën e tij gjatë gjithë ditës së enjte.

E dashura e tij 24 vjeçe, u tha hetuesve se pasi kishte përdorur heroinën e fundit rreth orës 23:00, ai dukej sikur po përpiqej të merrte frymë. Ajo u përpoq ta mbante në jetë, por ishte e kotë. As mjekët nuk mundën ta bënin këtë.
Fqinjët e kanë përshkruar një djalë të mbarë dhe të ndershëm. Por, fati i tij ky ishte./ShkodraNews