Gjendja e mjerueshme e Spitalit Rajonal Shkodër, reagon drejtoria

Pas denoncimeve të vazhdueshme të shkodranews ka reaguar më në fund edhe drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër.

Përpos gjendjes së spitalit, drejtoria ka gjetur edhe kohë të kapet me mediat.

Në reagim thuhet:

Reagim, Spitali Rajonal Shkodër

Duke marrë shkas nga shkrimet abuzive ditët e fundit në mediat online, drejtoria e Spitalit Rajonal Shkodër bën me dije se spitali është i pajisur me staf mjekësor, staf administrativ, medikamente dhe materiale mjekimi për t’i dhënë shërbimin shëndetësor çdo pacienti!

Aktualisht nuk ka mungesë ilaçesh, pas mbarimit të tyre janë marrë masa të menjëhershme për furnizim me çdo gjë të nevojshme. Vlen të përmendet bashkëpunimi i ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë për këtë problem.

Njoftojmë që ilaçet në mungesë janë të zëvendësuar nga analogë të tyre!!