Gjendje e jashtëzakonshme, do mbyllemi? Kryeministri sapo lëshoi deklaratëm, ja ç’do ndodhë

3 viktima dhe 205 të infektuar janë konfirmuar gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë.

Përkeqësimi i shifrave shtyu qeverinë të paralajmëroi mundësinë e vendosjes së masave më të rrepta për luftimin e pandemisë.  “Meqenëse gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve është shtuar ndjeshëm, madje edhe me pasoja të rënda në jetë njerëzish, nuk mund të përjashtojmë marrjen e masave më të rrepta të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve”, thuhej në një komunikatë të qeverisë.

Gjatë një prononcimi mbrëmjen e së premtes, kryeministri Avdullah Hoti tha se vendi po shkon drejt shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Ai paralajmëroi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë të dielën për të diskutuar një mundësi të tillë.

Që nga 1 korriku, në Kosovë janë regjistruar 46 vdekje si pasojë e koronavirusit, disa prej të cilave po hetohen nga organet e rendit. COVID-19 ka infektuar edhe një numër deputetësh, e gjithashtu kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.