Gjermania hap dyert për emigrantët, sa e thjeshtë do jetë tani për punë? Ja kushtet e atyre që përfitojnë



Më 1 mars hyn në fuqi ligji i ri për fuqinë punëtore në Gjermani. Ai u drejtohet forcave të kualifikuara të punës jashtë BE. Çfarë rregullon ky ligj dhe çfarë duhet të kesh parasysh për ardhjen në Gjermani? 



Parimisht çdo fuqi punëtore nga një vend i tretë, që ka një kontratë pune në Gjermani dhe provon, se e ka kualifikimin profesional për këtë, mund të vijë të punojë në Gjermani. Po ashtu bie edhe rregullorja e mëparshme e verifikimit, nëse punëtori vjen nga BE apo nga Gjermania, që mbronte fuqinë punëtore vendase apo nga BE.



Punëtorët ndihmës apo punëtorët për punë, ku nuk nevojitet një shkollim i caktuar nuk përfshihen në këtë ligj. Por megjithatë ekziston mundësia, që kush ka një kualifikim fillestar dhe një kontratë pune, mund të vazhdojë kualifikimet shtesë në Gjermani. Por punëdhënësi i ardhshëm duhet të marrë përsipër përgjegjësinë për kualifikimin që brenda dy vjetësh të çojë në një diplomim apo çertifikim që njihet në Gjermani.

***

Si fuqi punëtore e kualifikuar nuk konsiderohen më vetëm njerëzit që kanë përfunduar universitetin, por edhe ata me shkollim profesional, që ka zgjatur të paktën dy vjet dhe është i krahasueshëm me shkollimin gjerman. Çertifikatat apo diplomat duhet së pari të njihen në Gjermani. Për këtë është krijuar Qendra e Ndërmjetësimit të Njohjes së Kualifkimit, pjesë e Agjencisë Federale të Punës. Informata më konkrete të jep portali “Make it in Germany”, ku gjenden edhe link-e përkatës. Qëllimi është të verifikohet e të jepet vendimi brenda tre muajsh pas dorëzimit të dokumenteve të shkollimit në vendlindje. Viza për fuqinë punëtore të kualifikuar pas këtij verifikimi duhej të lëshohej brenda 4 javësh.

Dw