Gjest madhështor/ Bënte detyrat shtrirë në rrugë, 11-vjeçarit i ndryshon jeta pasi ky miliarder pa fotot

Një histori që ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Disa kohë më parë, në rrjetet sociale u përhap me shpejtësi fotoja e një fëmije, i cili shfaqej teksa bënte detyrat e shtëpisë nën dritën e një shtylle në rrugë.

Fëmija në foto është Victor Martin Angulo Cordoba, 11 vjeç nga Peruja, i cili preku zemrat e miliona njerëzve me këto foto.

Por pikërisht pasi pa këtë foto, një milioner 31 vjeç nga Bahrain, Yaqoob Yusuf Ahmed Mubarak, vendosi të ndihmonte vogëlushin.

Yaqoob u ka ndërtuar një shtëpi që ka energji elektrike familjes së vogëlushit dhe e ndihmoi mamanë e tij që të hapte biznesin e saj.

Në një rrëfim, milioneri ka treguar se kishte pasur një fëmijëri të vështirë.