Gjest solidar për tu krenuar/ Kjo e moshuar dhuron pensionin për të prekurit nga tërmeti

Vendi është në ditë të vështira dhe gjithkush ka kontribuar për ta përballuar këtë situatë.  Një e moshuar nga Gjirokastra ka marrë një vendim shumë emocionues.

Ajo ka vendosur që pensionin e saj tja dhurojë familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Xhevahire Xhiku nga Gjirokastra është tronditur nga dëmet që solli tërmeti në disa zona të vendit dhe ka marrë një vendim që të emocionion. E moshuara do të dhurojë pensionin e një muaji për të prekurit nga tërmeti, të cilët tani kanë nevojë për ndihmën e të gjithëve

“U trondit i gjithë vendi, u trondit e gjithë bota jo ne që i kemi motrat dhe vëllezërit tanë. Me ato mundësi që kemi, një pension timim këtë muaj nuk e doja. Do mbaj vetëm pensionin e burrit, aq mundësi sa kisha dhe më shumë do kountriboja’- ka thënë e moshuara.

Ky është një gjest shumë simbolik, por tregon shumë.