Gjeti një dashnore të re, këtij burri i ndodh e papritura kur i zbulohet e vërteta

Christopher Watts, një 33-vjeçar nga Kolorado, kishte planifikuar atë që dukej si një plan i përsosur.

Mendonte se pasi t’i v.r.iste ata, do simulonte zhdukjen e gruas së tij shtatzënë dhe vajzave 4 dhe 7 vjeçare.

E kështu bëri. Që të ngjante edhe më e besueshme si histori, shkoi në media për të bërë apel i dëshpëruar për t’i gjetur përsëri.

Kur u gjetën trupat, ai pranoi se kishte vrarë gruan e tij pasi e kishte kapur atë duke vrarë vajzat, por hetimi tregoi se gjërat shkuan ndryshe.

33-vjeçari në fakt e ka shfarosur familjen e tij me qëllimin e vetëm për të qenë i lirë ta rindërtonte jetën e tij me të dashurën e re, duke organizuar gjithçka në detaje.

Ajo që e tradhtoi ishte portofoli i parteres së tij të re të gjetur në shtëpi dhe një mori çelësash. Gruaja, e pyetur nga agjentët, tha se ishte takuar me Christopher prej disa kohësh dhe se ai i kishte thënë se ishte gati të kërkonte divorcin me gruan dhe të martohej me të. Një pamje shumë e ndryshme nga ajo që ai kishte përshkruar si një njeri i përsosur familjar dhe një burrë i dashur, i cili bente thirrje në televizion për të gjetur gruan e tij të shtrenjtë dhe bijat e saj.

Ai tani është dënuar për vrasje të trefishtë në tre dënime të përjetshme nga një gjykatë shtetërore e Kolorados. /Përktheu: ShkodraNews