Gjiknuri zbulon sekretin, ja ku do të arratiset Rama në 16 shkurt

Të gjithë po përgatiten të shohin se cdo të ndodhë në 16 shkurt, Kryeministri Rama do t’ia lërë kryeqytetin në dorë Lulzim Bashës. Kreu i qeverisë do të shkojë në Vlorë dhe këtë sekret e ka zbuluar ish ministri Damian Gjiknuri.

Ish-ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri, shkruan në rrjetin social se të shtunën bashkë me Ramën do të jetë në Vlorë në kuadër të takimeve publike “Bashkia që duam”. “Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit”, shkruan Gjiknuri, ndërsa në orën 11:00 do të nisë protesta e opozitës.