Gjuetari tirons sfidon shtetin, shfaros thëllëzat e malit në Korçë: Kam ble ene armë të re, këtu qeka plot



Një tjetër rast i gjuetisë së jashtëligjshme, por edhe pa kriter, është bërë publik në media.



Bëhet fjalë për një gjuetar që nga dialekti duket të jetë nga Tirana, teksa shfaqen të video duke treguar se ka vr.arë një një numër të madh thëllëzash mali në Korçë.



Al.armin e ka dhënë organizata e mbrojtjes së natyrës në vendin tonë “Protection and Preservation of Natural Environment in Albania”.