Gjuzi takon naftëtarët në Balsh: Do ta ndez parlamentin për çështjen tuaj



Ditën e sotme deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi është takuar me një pjesë të naftëtarëve në Ballsh duke i dhënë mbështetjen e tij për kërkesat e tyre.



Deputeti është shprehur se do të shkojë të takoj dhe kreun e sindikatës i cili është infektuar me COVID-19, duke thënë se virusi është një mashtrim ndërkombëtar.



Ndërkohë, Gjuziu ka premtuar se ditën e nesërme do e “ndezë” Kuvendin për çështjen e naftëtarëve derisa ata të marrin pagat e prapambetura.

 “Të vij unë këtu dhe të më thotë tjetri që ç’është kjo rrugë, kur këtu është bërë nami duke u blerë dhe shitur naftë, kjo është skandaloze, skandaloze. Të gjithë ata njerëz që kanë vjedhur uzinën këtu, një ditë drejtësia vonon por nuk harron kurrë. Ju keni një njeri këtu që i urojmë shërim të shpejtë kryetarit të grevës që të vijë këtu. Do të shkoj dhe tek ai, ta vizitoj atje jo të jetë ai me 200 temperaturën, të jetë si të jetë, le të ma ngjisë mua COVID-in. Le që COVID nuk ka se kjo është rrenë ndërkombëtare, është mashtrim, për të na thënë ne jo s’duhet të punojë uzina këtu, atje, jo s’duhet të punojë Kina atje, kjo është një gjë tjetër por nuk ju duhet për momentin. Juve ju duhet për momentin, garancia që do ta ndez parlamentin, nga nesër do të filloj në orën 10:00 e deri në fund. O t’ju japin paret hajdutët që i kanë marrë o s’ka”,- deklaroi Gjuzi.