Gjykata lë në b.urg 14 protestues, ata e përshëndesin me: Rama ik!

Gjykata ka vendosur masën ‘Arrest në b.urg’ për 14 nga të arr.estuarit të ak.uzuar për akte dh*ne gjatë protestës së 16 Shkurtit., ndërsa  ka liruar 5 prej tyre.

Organi i akuzës ka vendosur masën ‘Arrest shtëpie’ për 4 nga të arrestuarit dhe ‘Detyrim paraqitje’ për një tjetër.

Mësohet se disa nga të arrestuarit janë: Florenc Hoxha, Naim Haxhiu, Emanuel Nallbani, Andon Gjini, Resul Daci, Suzana Dimushi, David Linati, Hasan Jakupi, Ilir Hamedini, Festim Taku, Sajmir Rexhepi, Mitat Fieraku, Lefter Jakupi, Ndue Tuci, Pëllumb Sheluka, Veljan Dine.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, ‘Goditje për shkak të detyrës’, ‘Shkatërrimi i pronës’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Ndërkohë të arrestuarit e kësaj proteste e kanë pritur me thirrje e ovacione ndërsa drejtonin 2 gishtat lart.

Pas përfundimit të seancës foli për mediat dhe Ivi Kaso, përfaqësuesi ligjor që PD ka angazhuar për 19 protestuesit e arrestuar nga policia.

Ai tha se s’ka asnjë provë për 19 të ndaluarit dhe se janë paditur penalisht për drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit.