Gjykata merr vendimin që nuk pritej, rihapet dosja “Hajdari”. Berisha dëshmitari i parë…

Gjykata e Apelit ka vendosur sot të pranoj kërkesën e Izet Haxhisë për të hapur dosjen “Hajdari”, një nga çështjet më të bujshme në Shqipëri. Për këtë çështje, ish-truproja e Sali Berishës është dënuar me 25 vite burg edhe pse vetë Haxhia pretendon se nuk është i përfshirë.

Sipas Apelit, Haxhisë, i është mohuar e drejta për t’u mbrojtur dhe për këtë, çmon se vendimi duhet prishur dhe kthyer për rigjykim.

Pas vendimit per rihapjen e dosjes “Hajdari”, avokati i tij, Bashkim Nikolla deklaroi ne krye te listes se deshmitareve eshte Sali Berisha. Sipas tij, jane te gjitha provat e reja per te faktuar pafajesine e klientit te tij.

“Ky është një vendim shumë i drejtë qe e rikthen çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë. Hapet e drejta për t’u dëgjuar. Kemi siguruar të drejtën të dëgjohemi. Provat janë materiale, tabulante, dhe dëshmitarë. Me të gjitha këto ne do të provojmë pafajësinë që i është faturuar të përfaqësuarit prej meje. Në krye të listës së dëshmitarëve që do të thirren është Sali Berisha”, tha ai.