Depresioni vrau nënën në Berat: Ju lutem, kujdesuni për fëmijët!

“Ju lutem, kujdesuni për fëmijët e mi!”. Kjo ishte thirrja e fundit që Merita Filaj i bëri Policisë së Shtetit, para se të kryente aktin e vet-ëflijimit.

41-vjeçarja nga Molishti i Beratit i dha fund jetës së saj, duke u vetë-varur me litar në kasollen e barit. Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depr-esioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ila-çet.

“Ishte grua e mirë dhe e urtë. Tani, kohët e fundit i kishte shfaqur shenjat e depresionit, më parë jo”, tha një banore.

“Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, shumë njerëz të mirë dhe korrekt. Vetëm i shoqi punon, shkon në Greqi, veç të ardhurat e emigrimit kanë”, tha një tjetër banor.

Merita ishte nënë e dy vajzave dhe një djali minoren. Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depre-sioni.

“Unë si mësuese kujdestare do të jap mbështetjen time për ata dy fëmijë”, tha mësuesja.

“Na vjen shumë keq për ata të dy, mos i ndodhtë kurrë njeriu që t’i ikë nëna, sepse është shumë e rëndë”, thotë një nxënëse.

Merita Filaj, nënë e 3 fëmijëve jetonte e vetme në shtëpi me dy vajzat, pasi djali kishte shkuar në Greqi së bashku me kryefamiljarin. Të ardhurat e vetme të kësaj familjeje siguroheshin nga emigrimi.