Gjyshërit e vetmuar shkojnë te shtëpia që shitej, gjejnë fotot e tyre mbi tavolinë. Momentet më pas janë rrëqethëse

Një burrë i moshuar në SHBA është surprizuar nga djali i tij që jetonte larg, i cili kishte vendosur të zhvendosej me shtëpi pranë të atit. Ai kishte blerë një shtëpi dhe e ka ftuar të atin ta shihte pa i thënë për cfarë bëhej fjalë.

Burri shkoi tek banesa afër shtëpisë së tij në Florida që ai mendonte se është ende në shitje.

Babai ecën duke komentuar mbi dyshemene e këndshme prej druri, duke parë ne brendesi dhe duke mos e ditur që djali i tij po e filmonte fshehurazi atë nga dhoma tjetër. .

Papritur babai vëren një koleksion fotografish të shpërndara në banakun e kuzhinës. “Çfarë është kjo ?!” bërtet ai.

“Këto janë fotografitë tona!”Ai ngadalë del jashtë ne oborr për të kontrolluar, kur një mysafir surprizë del nga banjo dhe në heshtje e ndjek atë.

Është nipi i tij, Cole, i cili as nuk jeton në Florida.

“Çfarë mendoni për shtëpinë?” E pyet gjyshin e tij.

“Ju djema po me beni me zemer!” Bërtet ai.

Por ai ende nuk e kupton surprizen e madhe.

“Dëshironi të shihni dhomën time?” e pyet Cole perseri.

E në këtë moment, djali zbulon se çfarë po ndodh vërtetë në lidhje me shtëpianëe re në të cilën ata qëndrojnë tashmë sëbashku./ShkodraNews