Gjyshi mbyll nipin në shtëpi dhe çon mbesën në shkollë, ndodh e t.merrshmja. Dalin pamjet e para

Një moment shumë i sikletshëm dhe aspak i këndshëm ka qenë për një burrë ai kur pa këtë vogëlush 5-vjeçar i cili kishte dalë në parvazin e dritares në katin e 13- të.

Sic duket edhe nga foto, djali është duke qëndruar i kapur pas kornizave të dritares.

Në këtë moment, komshiu i katit të poshtëm, Zhou Shaoting, që ka dëgjuar të voglin që qante ka dalë menjëherë në dritare.

Shaoting thirri menjëherë sigurinë në Qarkun Ndërkombëtar të Rezidencës Crystal në Siyang në Kinën Lindore. Më pas fqinji hipi mbi ballkonin e banesë së tij dhe u përpoq ta ndihmonte djalin.

Ai tha për China News: “Ishte shumë e rrezikshme, djali mund të kishte vdekur në vend nëse do të kishte rrëshqitur, pasi ishte në katin e 13- të”.

Zhou vendosi të qëndrojë pranë djalit dhe të priste derisa të mbërrinin shërbimet emergjente ose derisa familja e tij të kthehet në shtëpi.

“Ai vetëm qante dhe ishte shumë e vështirë që ta pushoja”.

Pas 15 minutave në banesë erdhi gjyshi i vogëlushit dhe e tërhoqi atë nga dritarja.

“Dola nga shtëpia për të çuar mbesën në shkollë dhe i lashë nipit telefonin të luante derisa unë të kthehesha”, ka thënë gjyshi.