Grabitet shtëpia e ish drejtorit të UKT, i marrin miliona euro dhe bizhuteri floriri e me diamante

Zbulohen detaje te renda nga ngjarja e cila u raportua gjate paradites per g rabitjen e nje biznesmeni ne Pogradec.

Policia njoftoi sot se pronari i një pike karburanti në fshatin Buçimas kishte rënë pre e g rabitësve mëngjesin e kësaj të marte.

Sipas bluve, hajdutët ende të paidentifikuar kanë g rabitur në k asafortë bizhuteri, një sasi lekësh dhe një a rmë gj ahu.

Por ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale, nxjerr detaje nga ngjarje duke iu referuar qytetarit dixhital që thotë se kanë qene 7 persona që kanë hyrë në banesën e ish drejtorit te Ujësjellësit Valter Gora.

POSTIMI I PLOTE I BERISHES:

V idhet kasaforta me sasi te medha eurosh dhe bizhuteri floriri dhe diamnte!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

sali bucimas

Informacioni paraprak që solli Policia

Më datë 13.08.2019, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Buçimas, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit V.G (pranë së cilës ndodhet edhe një karburant në pronësi të tij) dhe kanë marrë një kasafortë me një sasi lekësh, bizhuteri dhe një a rmë gj ahu të poseduar me leje nga ky shtetas.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin/kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.