Grabitja në Rinas, Shemsi Prençi: Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme

Ish – shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News, për të folur për grabitjen e 10 milion eurove në Rinas.

Prençi u shpreh se përgjegjës për këtë situatë të rëndë është kompania koncesionare e cila nuk pati aftësi të ruante sistemin e mbrojtjes së aeroportit.

Sipas tij, marrja në mbrojtje e aeroportit të Rinasit nga ana e ushtrisë është thjeshtë një Show nga që bën qeveria.

“Grabitja spektokalare, nëpërmjet aeroportit të Rinasit ishte e paprecedentë, duhej të kishte shërbime përforcuese në itenerarin Tiranës –Rinas. Pse nuk e bëri më parë policia këtë gjë, por tani pasi ka ndodhur grabitja pse duhet të shkojë policia dhe ushtria në aeroport? Forcat e policisë që janë shtuar atje janë thjeshtë një show, çdo gjë ka mbaruar. Për çfarë bëhet kjo, që ministrja Xhaçka të tregojë që ka shumë ushtarë? Ushtarët e Xhaçkës nuk ishin të zotët të ruanin armatimet në Pashaliman”.

Prençi hodhi dyshime rreth ekzekutimit të njërit prej grabitësve nëse mund të jetë bërë në të vërtetë nga policia, por theksoi se duhej pritur deri në momentin që del ekspertiza. Ndërkohë nga ana tjetër vlerësoi ndërhyrjen e policisë.

“Duke qënë se kam punuar për 25 vite në polici, kam dyshime nëse personin e vrarë, e ekzekutoi policia, por duhet të presim deri në fund sa të dalë ekspertiza. Vlerësoj ndërhyrjen e forcave të shpejta, vlerësoj policinë, por shown që bën ministri Lleshaj nuk e marr si reagim të policisë”, u shpreh Prençi.

Duke folur për përgjegjësinë e punonjësve të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, ai tha: “Këto punonjës nuk kanë bërë detyrën e tyre pasi nuk kanë konstatuar mikrobusin e kamofluar, apo të patrullonin zonën. ICTS-ja që merret me ruajtjen e sigurisë së aeroportit nuk pati asnjë reagim lidhur me ngjarjen.

Përgjegjësia e madhe shkon ndaj Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është përgjegjësi kryesor për ruajtjen e sigurisë në Rinas, raportet e fundit mbi ICTS- dëshmojnë se nuk ka ndryshuar asnjë masë sigurie.

Kamerat vëzhgojnë, por duhet të ketë masa sigurie që parandalojnë krimin dhe vjedhjen, jo kamerat që thjeshtë vëzhgojnë. Duhet të ndryshojnë masat e sigurisë, koncesionari ka lejuar vjedhjen e Rinasit.

Qeveria me aktivizimin e ushtrisë në aeroport ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa de juro pritet që ta miratojë në Kuvend për ta bërë të ligjshme, por qeveria me këtë ka bërë një aurtogol” – u shpreh Prençi.