Greta Koçi-portaleve: E kuptoj që doni para në kurriz të artistëve, por…

Këngëtarja Greta koçi ka përgënjeshtruar lajmin që u publikua në portale, se xhaxhai i saj,  është dënuar me bu.rg  pasi mashtronte qytetarë të ndryshëm se mund t’i siguronte një vizë me qëllim kalimin nga Shqipëria në drejtim të Kanadasë. Në lajmin sipas Shqiptarja.com, thuhet se Shkëlqim Koçi përdorte emrin e mbesës së famshme, për të mashtruar qytetarët se do t’u siguronte atyre viza kanadeze dhe amerikane kundrejt një pagese prej 10.000 eurosh. Por pak minuta më parë, përmes një statusi në rrjetet e saj sociale, ajo ka shkruar se ky lajm është totalisht i pavërtetë dhe se nuk ka asnjë lidhje me të.

“Të nderuar miq,
Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!

E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.

Greta Koçi-portaleve: E kuptoj që doni para në kurriz të