“Gropa asfiksuese”/ Dëm katastrofal financiar në Bashkinë Shkodër, situata është kritike

Jo pak por plot 250 mije euro apo 310 milion leke, eshte efekti qe pandemia Covid 19 ka shkaktuar ne bashkine Shkoder. Shifra u be publike ne mbledhjen e keshillit bashkiak te ketij fund muaji, ku drejtuesit e bashkise raportuan perpara keshilltareve mbi efektet qe ka shkaktuar koronavirusi. Shuma ne fjale i perket nje zinxhiri shpenzimesh por qe nuk u specifikuan nga vendoret ne raportim. Nuk dihet nese ato lidhen edhe me ndihmat e shperndara per familjet ne nevoje, falja e taksave e tarifave vendore si dhe blerja e materialeve dezinfektuese. Tarifa ne fjale vjen si pjese e zinxhirit te efektit qe do te kete kjo shume ne investimet publike dhe shpenzimet e tjera te parashikuara ne buxhet nga bashkia por qe u nderruan rruges. Ende nuk dihet se si do te mbyllet kjo grope dhe sa do jete shtrirja e efektit duke patur parasysh qe kriza vijon te jete prezente dhe rreziku me i madh eshte ne vjeshte kur flitet per nje mbyllje tjeter qe mund ta thelloje kete grope duke e bere te paperballueshme per pushtetin vendor. Nje pjese e madhe e bizneseve praktikisht e kane shpallur falimentin e te tjera po mbijetojne perballe nje rreziku ne rritje qe paraqet mungesa e fuqise blerese dhe mbyllja e komunikimeve me jashte. Megjithese bashkia Shkoder ka mbuluar keto sherbime per ate qe u cilesua pjesa e pare e menaxhimit te pandemise, nuk dihet nese kjo do te jete e mundur te ndodhe per pjesen tjeter, kur financat çalojne nga mungesa e performances se shume njesive administrative qe jane ne kuota qesharake te mbledhjes se te ardhurave. Me pak para, shume larg parashikimeve do te kete edhe Velipoja kete vit dhe efekti krizes mund te preke rende edhe vete bashkine Shkoder ne te cilen muajt e fundit eshte zgjeruar sektori punesimeve dhe i ngjan nje ndermarrje ku vetem kryhen punesime e shpenzime./ShkodraNews