Gruaja e biznesmenit: Ajo më shkatërroi familjen/ Fjolla Morina i thotë “PO” Fisnik Sylës, mirëpresin pjestarin më të ri në familje: Jena shtu



Këngëtarja kosovare Fjolla Morina bëri bujë të madhe nëpër rrjetet sociale në momentin kur u kap në flagrancë nga policia me armë në makinë bashkë me biznesmenin Fisnik Syla. Por mesa duket koha vërtetoi se ata kishin dhe një marrëdhënie dashurie. Edhe pse i martuar me një tjetër dhe me fëmijë, Fisniku i ka propozuar Fjollës për martesë. Ky lajm bëri bujë akoma më të madhe pasi gruaja e tij e parë shprehte mallkime dhe mllef ndaj Morinës sepse ajo i “mori” burrin.



Me një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formë zemre dhe shkronjën “F” të formuar me trëndafila të bardhë si dhe me një unazë të bukur diamanti, Fjolla i tha “PO” biznesmenit Syla. Tashmë, dyshja po bashkëjeton dhe ditën e djeshme familjes së tyre i është shtuar një pjesëtar i ri, që është një qenushe e bardhë, Bella. Fjolla dhe partneri i saj e kanë mirëpritur të lumtur pjesëtarin e ri të familjes, pasi ajo publikoi në Instastory nje video të Bella-s, krahas së cilës shkruante: “Jena shtu”.