Gruaja iu bë xheloze, Luana detyron Bujar Qamilin të japë sqarim live



Bashkëpunimi i Luana Vjollcës me Bujar Qamilin, ‘M’i dhe f.lakë mallit tim’ bëri namin. Në një intervistë për ’21 Gradë’ Bujari shprehej se e shoqja kishte xhelozuar për skenat e klipit me Luanën. Mirëpo i ftuar në ‘Shiko kush luan’, moderatorja e ka ‘detyruar’ të sqarojë publikisht të vërtetën.



‘Thonë që gruaja t’u bë xheloze për Luanën, është e vërtetë? Fajin e ke ti, sqaroje publikun’, i është drejtuar ajo. ‘Të jem i sinqertë gruaja nuk ka thënë gjë’, ka pranuar Bujari duke i hedhur poshtë skenat e lartpërmendura të xhelozisë. Në këtë moment Luana ka përshëndetur nga studioja të shoqen e këngëtarit, e cila jo vetëm që nuk ka xhelozuar por dëshiron t’i shikojë sërish bashkë në një bashkëpunim. ‘Gruaja më ka thënë kur po e bën këngën tjetër me Luanën’, ka vazhduar Bujari. Sic ka zbuluar Luana, një tjetër duet pritet nga dyshja gjatë këtij viti. ‘Gruas i themi në 2020’, tha ajo.