Gruaja shkoi të flinte, fëmijët nuk i kishin. Ky është burri që sh.okoi Gramshin sot

Personi që shihni në foto është 35-vjeçari baba i tre fëmijëve, një vajze në klasën e gjashtë dhe dy djemve, njëri në klasë e tretë dhe tjetri në kopsht.

Mësohet se ai ishte i sëmurë mendor dhe njihej si tip problematik në familje.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesnatës së të premtes, pak pasi çifti ra në gjumë.

35-vjeçari mbyti bashkëshorten tepër i qetë dhe më pas doli nga dhoma e gjumit duke i rrëfyer të atit aktin e vrasjes.

Më pas shkoi tek motra e tij në  fshatin Lumaras të Beratit me mushkë ku i tregon për vrasjen e 32-vjeçares e më pas rikthehet sërish në banesën e tij.

Në momentin e ngjarjes fëmijët nuk ndodheshin në banesë por tek gjyshja e tyre në Berat.