Gruaja shqiptare tregon pasaportën, policia i zbulon detajin e dyshimtë

I zbulohet detaji i dyshimte ne pasaporte nje femre qe po kalonte permes Kakavijes.

Policia e ka proceduar në gjendje të lirë një grua, për “F a lsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”.

Kjo ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

“U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasen B. V., për veprën penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, pasi nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë, në pasaportën e saj janë konstatuar vula të dyshuara të falsifikuara”, tha policia.