Pamje tronditëse/ Gruaja shqiptare sjell dashnorin në shtëpi, ai rreh burrin ndërsa ajo fëmijët

Pamje të rënda vijnë nga Gjermania.

Janë pamje të tmerrshme ato të publikuara sot nga ‘Report Tv’ të dhunës së një nëne shqiptare ndaj fëmijëve të saj dhe të bashkëjetuesit të saj gjerman që i hedh burrin nga shkallët.

Orest Maloku invalid iku në Gjermani në vitin 2016 në një kamp bashkë me bashkëshorten Silvana dhe 5 fëmijët.

Oresti iu nënshtrua në Dortmund një ndërhyrje kirurgjikale.

Por këtu fillon edhe kalvari i tij dhe i fëmijëve, pasi gruaja e tij lidhet me një shtetas gjerman te quajtur Kristofor i cili siç shikohet nga pamjet filmike e hedh djalin e çiftit nga shkallët.

Denoncimi është bërë nga prindërit e Orestit në emisionin “Pa gjurmë”, ku janë shprehur se ish-gruaja e djalit vuan nga probleme mendore dhe i ka përndjekur deri në France.