Gruas i digjet makina në karburant, në flakë edhe tre mjete të tjera aty pranë

Mëngjesin e sotëm rreth orës 02.00 në fshatin Starovë të Pogradecit është djegur një automjet. Sipas njoftimit paraparak të policisë, ka qenë një makinë tip “Benz” pronë e shtetases V.S, e cila është bërë shkak edhe për djegien e tre mjeteve të tjera që u ndodhën parkuar afër saj.

INFORMACION PARAPRAK

Më datë 14.04.2019, rreth orës 02:00, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Starovë, është djegur plotësisht 1 mjet tip “Benz” pronë e shtetases V.S, si edhe janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.