Grupi i Tregut Financiar (valuta) në BSH; ka 30 muaj që nuk mblidhet; rolin e “kambistit” e luan grupi mafioz Rama-Sejko

Bankë, apo bandë?/ Shkatërrimi i biznesit Fason, me ulje-ngritjet e kursit të Euros në vitet 2018-2019, ka qenë skenar i treshes Kryeministër-Guvernator-Oligarkë; të cilët e bllokuan këtë strukturë mbikëqyrëse të drejtuar fiktivisht nga bashkëshorti i deputetes Eglantina Gjermeni, duke mos e mbledhur qysh prej muajit janar 2018, paçka se me statut e rregullore duhet mbledhur çdo muaj

Skandali që po publikojmë, është prova e radhës, që konfirmon se Banka e Shtetit, duhet të kalojë në filtrin e një hetimi special; mbasi është tjetërsuar në “dispeçeri” veprimtarish që bien ndesh me ligjin, me bazë shërbimet e pista, në favor të bankave private e fondeve “lavatriçe”.

Skandali është ky/ Banka e Shtetit, ka një strukturë operacionale qëndrore, të quajtur “Grupi i Kontaktit të Tregut Bankar”, që vëzhgon, gjurmon, analizon dhe trajton edhe nivelin e kursit të këmbimit valutor në sferën e biznesit, sektorin privat të këmbimit valutor dhe në bankat e nivelit të dytë.

Ky grup, me rregulloren e bankës, të hartuar sipas praktikës së BERZH dhe rekomandimet e FMN-BB; duhet të mblidhet çdo muaj, për raportim-rakordim-diskutim me drejtuesit e operacioneve monetare të Ministrisë së Financave, shoqatave të biznesit dhe gjithë bankave private.

Mirëpo, info-dokumenti i marrë nga Banka e Shtetit, tregon se Grupi i Tregut Monetar; zyrtarisht, nuk është mbledhur prej 30 muajsh, kur duhet të mblidhet 1 herë në muaj; dhe të diskutojë për tregun valutor.

Mbledhja e fundit e këtij Grupi, është bërë në datën 15 dhjetor 2017; ndërsa para kësaj date, janë bërë vetëm 2 mbledhje: më 17 maj 2017 dhe më 6 tetor 2016, për të cilat ka vetëm një raportim burokratik për rendin e ditës dhe pjesëmarrësit.

Kush e kryen këtë mision bankar në Shqipëri?

Zyrtarisht, Grupi Kontaktit i Tregut Bankar, drejtohet nga Marian Gjermeni, bashkëshort i deputetes socialiste Eglantina Gjermeni; njëherazi dhe Drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare në Bankën e Shtetit, ndërsa i atashuar i FMN, është Guido Della Valle.

Faktikisht, në emër të Grupit të Kontaktit të Tregut Bankar; operacionet financiare në Bankën e Shqipërisë; po i inskenojnë komandojnë dhe realizojnë privatisht, guvernatori Sejko, kryeministri Rama dhe ish-ministri Ahmetaj.

Ky grup mafioz, që ka zëvendësuar “de facto” Grupin e Kontaktit të Tregut Bankar në BSH; rakordon me bankat e nivelit të dytë dhe me 3 Fonde-Kreditimi; nevojat emergjente (krizat) dhe fryrjet e likujditeteve, si dhe ritmet ulje-ngritjes së tregut valutor.

Këtë bashkëveprim nga jashtë Bankës së Shtetit e në emër të saj e ka bërë grupi mafioz Rama-Sejko-Ahmetaj në vitet 2018-2019, pas nxjerjes jashtë loje, të Grupit të Kontaktit të Tregut Bankar.

Skema e tyre në tregun financiar-valutor, krijoi krizën historike të uljes së Euros në 10-vjeçarin e fundit në Shqipëri; duke u shkaktuar afro 300 milionë Euro humbje biznesve fasone, që kishin kontrata import-eksporti.

Nëse ju kujtohet, kursi i Euros rritej me “qindarka” 2-3 ditë dhe ulej me 3-5 pikë e fiksohej në atë nivel, deri sa grupi mafioz Rama-Sejko-Ahmetaj, grumbullotne gjithë valutën; me të cilën kryente likuiditete e kreditime fiktive, mbështeste oligarkët, firmat offshore etj.

Gjithçka është maskuar pas ndërhyrjes efiçente të Bankës së Shtetit në tregun e brendshëm valutor; por duke vepruar me skemën “EURIBOR”, që është luhatëse e qëllimtë e kursit, ndaj dhe FMN e ka ndaluar guvernatorin Sejko ta aplikojë.

Por synimi i treshes Sejko-Rama-Ahmetaj, për të shmangur prej 30 muajsh, mbledhjet Grupit të Kontaktit të Tregut Bankar të BSH; kishte dhe ka lidhje, me lirinë për të zbatuar skemën Greke-Serbe-Rumune-Bullgare “EONIA” (Indeksi Mesatar 1-ditor i Euros).

Nëse mbledhjet e Grupit të Kontaktit të Tregut Bankar të BSH, do të ishin bërë me raportime e analiza reale nga drejtori, burri i deputetes Gjermeni; kjo skemë akrobatike ditore e Euros; nuk do të zbatohej gjatë viteve 2018-2019 në Shqipëri, dhe nuk do të shkaktonte afro 2 miliardë humbje Euro për bizneset me kontraktorë të huaj.

A do ta lejojnë uzurpuesit dhe keq-përdoruesit e Bankës së Shtetit; Grupin e Kontaktit të Tregut Bankar, të kryejë aktivitetin mbikëqyrës e stabilizues, të tregut financiar në Shqipëri?/Pamfleti