Habit analisti: Më 30 qershor bie Rama

Situata politike nuk ka zgjidhje.

E me opozitën që nuk pranon të futet në zgjedhje, e gjithë vëmendja shkon në datën e zgjedhjeve të vendosur më 30 qershor.

Neritan Sejamini deklaroi në Open se zgjedhjet e 30 qershorit do të sjellin rënien e Edi Ramës dhe ky pushtet nuk do të mbahet gjatë.

Sipas Sejaminit, opozita ka bërë gabim që ka bërë kauzë zgjedhjet lokale pasi ato janë gjëra administrative dhe nuk kanë ndikim në jetën politike.

Sipas Sejaminit, Kushtetuta ka rënë pasi Parlamenti nuk i bën dot 140 deputetë dhe është antikushtetues ndërkohë nuk ka një opozitë.